image Haradinaj "mbi shtetin"/ Me meze e sharkia, vetë i 50-ti thyen masat antiCOVID

Politikë

Haradinaj “mbi shtetin”/ Me meze e sharkia, vetë i 50-ti thyen masat antiCOVID

news image

Masat e reja të Qeverisë nuk po kryejnë punë për kreun e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Madje kreu i kësaj partie ditë më parë kishte kërkuar që të shkurtohej fushata zgjedhore vetëm në pesë ditë. Por, pavarësisht këtyre thirrjeve këta dy të fundit morën pjesë në një organizim me dhjetëra persona në Bjeshkët e Belegut, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa fotografi të postuara në Facebook nga Denis Maksutaj, shihen Haradinaj e Ramosaj në darkë e me pije alkoolike, të shoqëruar edhe me këngë me sharki, duke mos respektuar distancën sociale.

Pjesëmarrësit në këtë ndejë nuk kishin të vendosura as maskat.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se ai dhe Haradinaj kanë qenë sot në këtë bjeshkë.

“Na kemi qenë edhe sot, edhe nja ditë tjetër kemi qenë bashkë”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/

May be an image of 2 people, including Zenun Maksutaj, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, including Zenun Maksutaj, people standing and outdoors
May be an image of 3 people, beard, outdoors and tree
May be an image of one or more people, people standing, people sitting, outdoors and tree
May be an image of 2 people, outdoors and tree