image Haradinaj: Mbi 211 mijë persona e kanë braktisur Kosovën në katër vitet e fundit, mashtrimi i pushtetit shpejt doli në pah

Politikë

Haradinaj: Mbi 211 mijë persona e kanë braktisur Kosovën në katër vitet e fundit, mashtrimi i pushtetit shpejt doli në pah

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se Kosova ka regres ekonomik e jo progres. Teksa ka shtuar se Qeveria nuk e pranon problemin se ka më shumë kosovar që migrojnë sesa që kthehen në vendlindje.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kosova nuk e ka problem migrimin por “dyndeje të popullsisë”.

“211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës.Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës”, vijon shkrimi i Haradinaj.

Haradinaj potencoi se perspektiva në vendin tonë është zero.

“Qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres. Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë!”, vijon njoftimi.

/GazetaSinjali/