image Haradinaj: Le të tregon Albini e Isa, çka kemi me dhanë neser nëse ia heqim taksën Serbisë

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Le të tregon Albini e Isa, çka kemi me dhanë neser nëse ia heqim taksën Serbisë

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur këmbëngulës në mbajtjen e taksës ndaj Serbisë deri në njohjen e Kosovës.  

Në një intervistë për emisionin Rubikon në KTV, ai ka shprehur habi me ngutinë, siç ka thënë, për heqjen e takses.  

“Është pak e habitshme kaq shpejtë me u ngutë për tasksën,  kjo është si në  Shqipëri që ka ndodhë, hajde ta rrëzojmë  çka ka bo Enveri…
Çështja e taksës është për fat të mirë prej atyne gjanave të randa që i ka ba Kosova, se nashta këta që s’kanë  qenë në pushtet, Albini e Isa, këta nuk e dinë. Këta janë ka ngutën me heqë taksën që me mbetë pa kurgjo n’dorë” .

Haradinaj ka theksuar se SHBA-të duhet të binden se pse nuk duhet të hiqet taksa.

“Amerikës, e cila ka  kërku me e heqë taksën duhet me ia mbushë mendjen që ne duhet  me vepru kështu për shkak që Serbia mos me lypë mo. A dinë dikush me më tregu, le të më tregon Albini e Isa, cka kemi me dhanë neser nëse po dashka me dhanë tasht, me bo kompromis. Duke qenë në qeveri ia kam marrë tregun Serbisë në këmbim të njohjes, mendoj se duke e mbajtë taksën pa dhanë, e arrijmë njohjen. Ju sigurojë që bindjen te bashkësia ndërkombëtare që duhet me dhanë diçka, e ka kriju lidershipi i Kosovës para meje”.

Haradinaj është shprehur i rezervuar kur është pyetur nëse do të hynte në koalicion paszgjedhor me ndonjë parti që kërkon heqjen e takses.

“Nëse ne e krijojmë qeverinë e dimë ku jemi, nëse e bën dikush tjetër atëherë  mos ta bon gabimin me e hjekë… mos të gabojnë me shku asaj rruge, mos me mendu që me reciprocitet ia fshehin damin që ia bojnë vendit”, ka  thënë Haradinaj./Sinjali/