Haradinaj lajmërohet nga Gjermania: Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të KosovëSinjali Haradinaj lajmërohet nga Gjermania: Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovë

Politikë

Haradinaj lajmërohet nga Gjermania: Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ky Kuvend kryetar për këtë rajon zgjodhi Selim Hotin.

“Mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ishim bashkë me deputeten Time Kadrijaj, kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Blerim Kuqin e shumë kolegë e miq të tjerë. Me motivin që mërgata jonë të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Selim Hoti, kryetar të AAK-së për rajonin e Bavarisë në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se mërgata ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.

“Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetkrijimit. Sot, mërgata jonë është bërë shembull i punës dhe përkushtimit kudo që ata jetojnë, sikurse këtu në Gjermani të cilët me suksesin e tyre në biznes, shkencë, sport e kulturë po nderojnë gjithë kombin. Bashkatdhetarët tanë kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Adresë për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, tha Hardinaj.

Fjala ime në kuvendin zgjedhor në Nuremberg të Gjermanisë, ku u zgjodhën organet drejtuese të AAK-së për Bavari.

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, February 26, 2023

/GazetaSinjali/