image Haradinaj - Kurtit: Qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë

Politikë

Haradinaj – Kurtit: Qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar se kryeministri i vendit Albin Kurti mund të ketë interesa të tij për çështjen e energjisë por që s’mund t’i shpëtojë reagimit qytetar nëse zbatohet shtrenjtimi i rrymës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se nëse do të ndërtohej Kosova e Re që kryeministri Kurti atëherë e kundërshtonte, rryma tani do të na kushtonte disa herë më lirë.

“Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lirë; Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë; Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri; Njëkohësisht ka vazhduar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/