image Haradinaj - Kurtit: Lëri librat ideologjikë, lexo libra të menaxhimit

Politikë

Haradinaj – Kurtit: Lëri librat ideologjikë, lexo libra të menaxhimit

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministrin Albin Kurti, për keqqeverisje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, për “fajin” e Kurtit Kosova u dërgua në Gjykatën e Arbitrazhit nga kompania amerikane “Contour Global”.

Prandaj, ai e ka këshilluar kreun e VV-së që t’i lë librat ideologjikë dhe të lexojë më shumë libra për menaxhim, pasi që, sipas tij, qeverisja është menaxhim.

“Shihni menaxhimi i situatës me ‘Contour Global’. ‘Contour Global’ dështoi të investojë dhe sot ka mundur të jetë i paditur nga Kosova nëse do të kishim dashur ne. Me dy-tri veprime të caktuara nga Kurti, kjo kompani u pajis me mundësinë që të na padisë neve tash. Qeverisja është shkencë, menaxhim. Albini e di që ka lexuar shumë libra ideologjikë, por është mirë që tash t’i lë ato libra dhe të lexojë libra të menaxhimit. Menaxhimi është shkencë tjetër”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Sipas tij, partia e Kurtit nuk e ka ende përgatitjen e mjaftueshme për menaxhimin e situatave./Gazeta Sinjali/