image Haradinaj - Kurtit: Deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore

Politikë

Haradinaj – Kurtit: Deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me një pyetje se si do ta ndihmojë Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se deputetët e LVV-së po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?-

-Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin
-Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione-
-Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve
-Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”.

Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?

/GazetaSinjali/