image Haradinaj: Kurti turpëroi vendin kur tha se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjen e hekurudhave

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Kurti turpëroi vendin kur tha se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjen e hekurudhave

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të ri, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjen e hekurudhave, e cila u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit amerikan, Richard Grenell.

Sipas Haradinajt, me këtë deklaratë Kurti turpëroi vendin dhe institucionet dhe sipas tij, kjo deklaratë i dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri publikoi një fotografi nga takimi i tij me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, të cilëve thotë se më 30 janar i ka informuar rreth letrës së Grenellit për marrëveshjen e hekurudhave me Serbinë, si dhe thotë se u ka thënë që mos negociojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1613510172106724/?type=3&theater