image Haradinaj: Kurti po shtyn një autonomi në veri, të dorëhiqet për të mirën e Kosovës

Politikë

Haradinaj: Kurti po shtyn një autonomi në veri, të dorëhiqet për të mirën e Kosovës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje.

Ai përmes një komunikate për media ka thënë se është e dhimbshme, e rrezikshme dhe anti-kombëtare mënyra se si po vepron kryeministri.

“Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar ‘nuk do të kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e tij”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë, dhe atë sipas tij, duke dhënë dorëheqje.

“Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”.

/GazetaSinjali/