image Haradinaj: Kurti është sinonim i poshtërimit deri në pabesi, mashtrimi i tij ka edhe elemente të tradhtisë

Politikë

Haradinaj: Kurti është sinonim i poshtërimit deri në pabesi, mashtrimi i tij ka edhe elemente të tradhtisë

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në adresimin e tij para deputetëve, Haradinaj ka thënë se Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi.

Sipas tij, mashtrimi i Kurtit ka edhe elemente të tradhtisë.

“Kryeministri Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi. Ka poshtru aparatin shtetëror, ka poshtru popullin e vet, po vazhdon me i poshtru të gjithë. E kemi edhe një element, mashtrimin po deri në tradhti. Ka elemente të tradhtisë mashtrimi i Kurtit. Ashtu si dikur që i mashtronte shtresat e varfëra, e i mashtronte të punësuarit e të papunët, kryeministri Kurti po vazhdon me provu me i mashtru edhe aleatët e sigurisë, po vazhdon me i mashtru garantët tonë të sigurisë. Mashtirmet e tij shkojnë në tradhti”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kurti ka krijuar mosbesim ndaj të gjithëve.

“Mosbesim deri në pabesi. Pra, jo befasi, por mosbesim deri në pabesi. Kryeministrit Kurti, dikur udhëheqës i VV-së, ka ngjall, ka krijua mosbesim të brendëshme. Gjithë kohen e ka ushqyer një mosbesim në çdo proces dhe në çdo institucion”, ka thënë Haradinaj.

Për të dal nga kjo situatë, ai i ka ftuar deputetët që ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të cilin e ka iniciuar partia e tij.

/GazetaSinjali/