image Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit dhe i të këqijave

Politikë

Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit dhe i të këqijave

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak të “lidhjeve të shkurta e dostave”.

Haradinaj po ashtu tha se në fillim të fushatës Lëvizja Vetëvendosje vetëm ka filluar me hidhërimet ndërmjet partisë, edhe pse sipas tij, “Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri”.

“Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje të pa përgjithshme që e kemi parë shumë herë në opozitë”.

“Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtat, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin”, tha Haradinaj.

E nëse qytetarët i japin mundësi AAK-së të jetë në krye të vendit, Haradinaj premtoi se do të bëjë kthesë të madhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO.

“Me ndryshimet që do të ndodhin në qeverisje, me 9 shkurt, të japin mundësinë opozitës që të bëjnë Qeverinë, nëse më jepet besimi me e udhëheq besimin e pozitës, unë synojnë që kthesën me bë përmes anëtarësimin drejtpërdrejtë në NATO, pra kthesën me bë direkt në NATO”, deklaroi ai.

Anëtarësimi në NATO, për kryetarin e AAK-së, është hap i rëndësishëm në progresin e Kosovës drejt integrimit, zhvillimin ekonomik dhe investimeve kapitale.

“Anëtarësimi e hap perspektivën edhe të investimeve edhe të zhvillimit dhe na mundëson me ec shpejt në botën e zhvilluar. Në këtë rast që qytetarët dhe rinia me mbet në Kosovë, dhe mos me pasur nevojë ta lëshojnë vendin. Por edhe në arsim e shëndetësi e të gjitha temat që kanë mbetur gjatë kështu me marrë një nivel tjetër kjo është kthesa. E kjo kthesë bëhet me anëtarësimin e shpejtë në NATO”, ka përfunduar kryetari i AAK-së.

/GazetaSinjali/