Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka deklaruar se asnjëherë në jetën e tij nuk ka kërcënuar dëshmitarë. Ai e ka bërë këtë koment gjatë një interviste për gazetën prestigjioze gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
“Nga unë jo dhe nga udhëzimet e mia asnjëherë. Ka patur njëherë një dëshmitarë i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes së tij është marrë vesh që ai ishte në listën e dëshmitarëve potencial kundër meje. Unë e kam shprehur respektin tim kundruall Gjykatave kur kam dhënë dorëheqjet si Kryeministër dhe kur janë ngritur aktakuza kundër meje” ka theksuar Haradinaj.
Në pyetjen e gazetës se a do të thotë kjo që kosovarët të cilët do të dëshironin të dëshmojnë kundër ish-Komandantëve të UÇK-së nuk do të kërcënoheshin apo familjet e tyre nuk do të shpalleshin tradhtarë, Haradinaj ka thënë:
“Disa ndoshta edhe janë distancuar nga rrethi, derisa të tjerë janë mbështetur nga rrethi tjetër. Mirëpo ka patur jo pak raste kur njerëzit kanë provuar që të hyjnë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur vetëm e vetëm që të sigurojnë jetë më të mirë në një vend tjetër. Këta i kanë ofruar aktakuzës bashkëpunim me identitet të ri dhe kanë shkuar aq larg sa janë betuar dhe pastaj gjyqtarët me përvojë e kanë vërejtur menjëherë. Kjo në të kaluarën ka ngjarë shumë shpesh.”
Haradinaj ka shtuar se gjatë intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, hetuesit e Dhomave të Specializuara kanë hapur çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tij aty. Ai ka shtuar se nuk është konfrontuar me akuza specifike.
Kryeministri në dorëheqje, ndër të tjerash, ka folur për ftesën nga Dhomat e Posaçme, dorëheqjen e tij, proceset politike në vend dhe rrugëtimin në Gjykatat ndërkombëtare në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Më poshtë e gjeni njoftimin dhe intervistën e plotë.