Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka thumbuar keq ish partnerin e koalicionit, Kadri Veselin, lidhur me fushatën e tij për luftë ndaj korrupsionit.
Ai gjatë ditës së sotme është takuar me disa nga qytetarët e Vitisë. Ka thënë se qeverisjen me PDK-në e ka ndërprerë sepse kjo parti, siç ka thënë ai, është treguar e paqëndrueshme atëherë kur i është dashur vendit më së shumti
“Jam nda prej PDK-së, se kur kenë temat ma të rëndësishme të venit, nuk qëndronin, nuk mbanin qëndrim”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj më tutje ka thënë është tallur me fushatën e Veselit.
“Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po më doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.