image Haradinaj kundër idesë së Kurtit për taksën: Duhet ta fuqizojmë ende

Kosovë

Dialog/ Haradinaj kundër idesë së Kurtit për taksën: Duhet ta fuqizojmë ende

news image

Kandidati i koalicionit PSD AAK për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa nuk duhet të hiqet. Madje, ai tha se ajo duhet të fuqizohet.

Ai ka thënë se nuk duhet që Serbia të kërkojë diçka në këmbim të njohjes, por ajo do të duhej të njihte Kosovën e madje edhe të kërkonte falje apo të bënte pagim të dëmeve.

“Taksa është një instrument i Kosovës për të krijuar një kundërvlerë për njohje, duhet ta fuqizojmë për ndërrim me njohje në rastin konkret. Është anomali e madhe se si ka mundësi Serbia të kërkojë diçka për njohje. Ne ishte dashtë të kërkojmë diçka si viktimë, njohjen dhe plus një kërkimfalje apo pagesë të dëmit. Te ne po ndodh e kundërta, që të na njohë xhelati, ne viktima, duhet më dhënë diçka”, ka deklaruar ai në intervistën në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj tha se e gjithë klasa politike duhet t’i marrë përgjegjësitë e etapave vendimmarrëse.

Kryeministri në detyrë tha se partitë politike të cilat po bëjnë fushatë duke u thirrur në reciprocitet po gabojnë. Sipas tij, reciprociteti bëhet në mes të dy vendeve të cilat kanë marrëdhënie të mira.

“Nëse këta duan të fshihen prapa miqësisë dhe obligimeve që kemi ndaj aleatëve, ja kanë nis shumë herët të lëshojnë pe, hala pa u zgjedh kanë filluar me dhënë tregun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se në këtë mënyrë përfundohet pa njohje.