Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 19 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se këto sulme mbesin ndër ngjarjet më të tmerrshme dhe tragjike, drejtuar një shteti simbol të lirisë dhe kontribues për paqe e siguri në mbarë botën.
Haradinaj tha se populli i Kosovës është mirënjohës ndaj popullit amerikan për ndihmën e dhënë dhe se bashkëndjejmë me familjet që humbën jetën në këtë tragjedi.
“Sot, nëntëmbëdhjetë vite më pas, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e saj, duke përfshirë edhe shqiptarët, arritën të ngadhënjejnë ndaj të keqes, me synim një botë të qetë e të sigurt për brezat e rinj. Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj popullit dhe institucioneve amerikane për ndihmën e dhënë në çdo epokë të historisë sonë. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës në rrugën e avancimit të demokracisë dhe paqes në botë”, ka thënë Haradinaj në Facebook. /Gazeta Sinjali/