Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin- Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se Skënderbeu ishte frymëzim për secilin që ndihet shqiptar e trashëgimia e së cilit ndezi zjarrin e kryengritjeve tona për liri përgjatë shekujve.
Haradinaj kujtoi edhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
“Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit“, tha ai.