Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar senatorit amerikan, Bob Dole, duke thënë se pa përkrahjen e tij shqiptarët, në veçanti Kosova nuk do të ishte tani ku është.
“Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në profilin e tij se shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole.
“Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai”, ka shkruar Haradinaj.
Më tej ai shkruan se në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan.
Haradinaj, shkruan se është mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole.