Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën në Rezallë të Drenicës dhe atë në Llovcë të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se Kosova është ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë.
“Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjes sonë për drejtësi. Përulem para sakrificës, përjetësisht!”, shkruan Haradinaj./Gazeta Sinjali/