image Haradinaj kujton masakrën e Gjakovës: Zjarri që dogji të masakruarit simbolizoi lirinë e Kosovës

Kosovë

Përvjetor/ Haradinaj kujton masakrën e Gjakovës: Zjarri që dogji të masakruarit simbolizoi lirinë e Kosovës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Gjakovës, në 21 vjetorin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se zjarri që dogji viktimat të cilat fillimisht u masakruan simbolizon lirinë e Kosovës e cila, thotë ai, u pagua shumë shtrenjtë.

Lideri i AAK-së tha se fëmijë, gra e pleqë u masakruan me metoda më barabre vetëm pse ishin shqiptarë dhe jetonin në trojet e tyre.

Haradinaj po ashtu përmendi demonstrata gjithëpopullore të fillimprillit të vitit 1981, që ishin fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë. Mobilizimi i cili, sipas tij, tregoi etje të popullit për liri e barazi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1693468044110936?__xts__[0]=68.ARCQTmMoSfoNk6lBpAdjwbdGdUuSAdfliRiroZOQIpmR91mwwSr7oKTDlh_sgFfhydNdhzKWNa8iY3nPsT6OdikBJw5OjgC-uZOymIQ3JmFkDnwPuz90T_IUfK3MwllV8wG_93loNxRRcxUfc5r8CqGsol4I35fXxhTf9nkl_og_aKzBIL3yXRdVWPLOQ9JB38JMQUFXZk2W2Z8aqrncTSLAS3YkqHrdn-hVcXjBI33zidwZfsZA-_gYeb10Q1p7-NqRJKE1If4bl0IgMPYsNY8q5VXN3K-9MR6wLnb7vKRteRJ5xKBVgU6HeyxYl0ATrXmhOkKp5r9NfoMg6FDFtJK_AA&__tn__=-R