image Haradinaj kujton gjenocidin e Srebrenicës: Populli i Kosovës i bashkëndjen me popullin boshnjak

Politikë

Haradinaj kujton gjenocidin e Srebrenicës: Populli i Kosovës i bashkëndjen me popullin boshnjak

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka shkruar se sot kujtojmë mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.

 “Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.

Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/