image Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës

Politikë

Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, ngjarje këto të vlerësuara si kthesë e madhe historike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto ngjarje i artikuluan qartë kërkesat e shqiptarëve për liri e bashkim.

“Etja e shqiptarëve për liri e bashkim, u shpërfaq dhe u artikulua shumë qartë, nga mijëra njerëz të mbledhur anekënd vendit, në prillin e vitit 1981, vitin e kthesës së madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur emrat e lajmëtarëve të lirisë e të cilët janë skalitur në kujtesën historike.

Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Rizah Matoshi, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Ruzhdi Hyseni, Sherif Frangu, Salih Zeka dhe Nesimi Dervishdana, janë emrat e skalitur në kujtesën historike si lajmëtarë të lirisë, e cila erdhi tetëmbëdhjetë vite pas rënies së tyre”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se porosia kryesore e asaj revolte ishte e qartë.

“Sot dyzet vite më pas, kujtojmë porosinë kryesore të revoltës së prillit: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës”, ka përfunduar Haradinaj. /GazetaSinjali/