image Haradinaj: Kosovës i duhet për president një burrështetas si Ramushi

Politikë

Haradinaj: Kosovës i duhet për president një burrështetas si Ramushi

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se nuk kanë opsion tjetër për president, përpos kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, Kosovës për president i duhet një burrështetas dhe i cili garanton sovranitet dhe integritet territorial të shtetit.

Ne e kemi bërë një opsion dhe që besojmë se është i mirë. Kemi vlerësuar se president duhet të jetë një burrështetas, siç ishte rasti për formimin e ushtrisë. Presidenti duhet të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Daut Haradinaj në RTV21.

Po ashtu, Haradinaj tha se AAK-ja nuk i ka shikuar interesat partiake kur është në pyetje shteti.

Madje, ai tregoi se janë në bashkëpunim me partitë tjera për postin e presidentit.

Jemi në bashkëpunim me partitë e tjera. Duhet të jenë 80 deputetë për ta votuar dhe jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike në Kosovë”, u shpreh ai.

/Gazeta Sinjali/