image Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s’mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë

Politikë

Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s’mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë

news image

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar që Kosova “ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman”, pavarësisht nga Serbia.

Haradinaj shkroi në Facebook se Kosova ka dëshmuar gjithnjë qasje properëndimore dhe konstruktive.

“Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, shkroi Haradinaj.

“Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot”, shtoi ai.

Në këtë situatë, ai tha se Kosova duhet të vazhdojë me perspektivën e sak euroatlantike.

“Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, shkroi ish-kryeministri.

/GazetaSinjali/