Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk ka alternativë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se siguria dhe stabiliteti në vend e forcon edhe ekonominë.
“Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim. Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë. Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se sa më afër të jetë Kosova me NATO-n, aq më shumë do të ketë rend dhe ligj.
“Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, tha ai.