image Haradinaj udhëton për në Amerikë: Aleanca me ShBA-të është e perjetshme

Politikë

Haradinaj udhëton për në Amerikë: Aleanca me ShBA-të është e perjetshme

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka udhëtuar në Amerikë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka deklaruar se do të ketë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Senat dhe Kongres dhe takime të të tjera me institucione të rëndësishme.

I pari i AAK-së është ndjerë i gëzuar që ka takuar disa miq të vjetër të Kosovës atje, si znj. Nancy Y. Bekavac e Shaun Burn, të cilët i ka falenderuar për kontributin e tyre të dhënë me dekada për Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme.

Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë.

Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë. 🇽🇰🇺🇲

/GazetaSinjali/