Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka komentuar emërimin nga ana e tij të Kreshnik Gashit në postin e drejtorit të AKI-së si dhe të Burim Ramadanit, në postin e Inspektorit të Përgjithshëm.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u morë vendimi për ta ndihmuar Shqipërinë me 500 mijë euro, ka thënë se i qëndron prapa vendimit të tij.
Madje për bashkëpartiakun e tij Ramadanin, ai ka thënë se s’ka më të mirë për këtë pozitë.
“S’ka më të mirë se Ramadani për këtë pozitë”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/