image Haradinaj kërkon të vizitojë lokacionet e varrezave masive në Serbi

Rajon

Haradinaj kërkon të vizitojë lokacionet e varrezave masive në Serbi

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë kërkesë zyrtare për të vizituar lokacionet e varrezave masive në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MPJD-së, kjo vizitë është planifikuar të realizohet të shtunën, me 21 nëntor, në vendet e varrezave masive ku ditëve të fundit u gjetën trupat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, ku edhe pritet të nis procesi i zhvarrosjes së tyre.

“Ajo ka shprehur vendosmërinë e saj për të qenë afër familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në mënyrën më ç’njerëzore nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, duke lartësuar sakrificën dhe dhimbjen e tyre duke kërkuar përgjegjësinë dhe drejtësinë, 21 vjet pas. Shefja e diplomacisë kosovare pret që ta realizojë këtë vizitë dhe përmes saj ta sheh nga afër procesin e gërmimeve dhe ta sensibilizojë ndërkombëtarisht të vërtetën kriminale për fshehjen e qëllimshme që është bërë dhe po bëhet nga Serbia të varrezave masive të shqiptarëve nëpër Serbi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë.

/GazetaSinjali/