Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos t’i vazhdohet mandati UNMIK-ut në Kosovë.
Haradinaj përmes një postimi në Twitter tha se vazhdimi i funksionit të UNMIK-ut në Kosovë krijon vetëm konfuzion.
“Vazhdimi i funksionit të UNMIK -ut në Kosovë vetëm krijon konfuzion. Përfundimi i mandatit të UNMIK -ut është i nevojshëm dhe do të sigurojë qartësi institucionale”, shkroi Haradinaj.
Ndërsa dje presidentja Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“UNMIK-u u krijua 22 vjet më parë, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga këto të sotmet. Pas ndërhyrjes së NATO -s për të ndaluar krimet serbe të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës, ky Këshill autorizoi krijimin e një pranie civile ndërkombëtare, për të siguruar një administratë të përkohshme – e përsëris: TË PËRKOHSHME”, tha dje Osmani. /GazetaSinjali/