image Haradinaj kërkon nisjen e mocionit për shkarkimin e Qeverisë Kurti

Politikë

Haradinaj kërkon nisjen e mocionit për shkarkimin e Qeverisë Kurti

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në adresimin e tij para deputetëve, Haradinaj ka thënë se Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi.

Ndër të tjerash, lideri i AAK-së kërkoi shkarkimin e Qeverisë së kryeministrit Kurti, duke i ftuar deputetët të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.”

/GazetaSinjali/