image Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve të rinj të papranueshme, serbët duhet ta konisderojnë Kosovën si atdheun e tyre

Politikë

Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve të rinj të papranueshme, serbët duhet ta konisderojnë Kosovën si atdheun e tyre

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas presioneve dhe kërcënimeve që po iu bëhen pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri.

I pari i AAK-së i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, duke thënë se këto janë përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.

Sipas tij, pjesëtarët e komuniteteve pakicë, duke përfshirë edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre.

Postimi i plotë:

45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Këta zyrtarë të rinj policorë u ishin nënshtruar procedurave të konkursit e Akademisë Policore për të marrë këto pozita, të cilat do t’i ushtrojnë tash e tutje.

74 policë të rinj nga komunitetet në Kosovë kanë filluar punën në veri të Kosovës dje, gjersa prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani tha dje se pjesëtarët e rinj të policisë janë në fazën e trajnimit të tyre.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardh në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, etj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe, më 5 nëntor, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kishin vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/