image Haradinaj nuk heq dorë nga posti i presidentit: Nëse jo, zgjedhjet janë zgjidhja

Politikë

Haradinaj nuk heq dorë nga posti i presidentit: Nëse jo, zgjedhjet janë zgjidhja

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e postit të presidentit të vendit, meqë Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka kërkuar zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma lidhur me postin e presidentit të vendit.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje. Ne veçse kemi hyrë në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi Haradinaj në Klan.

/Gazeta Sinjali/