image Haradinaj ka një lutje për qeverinë e ardhshme

Kosovë

Haradinaj ka një lutje për qeverinë e ardhshme

news image

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë rreth çështjes së taksës ndaj Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet t’i kthehemi dialogut pa kushte, dhe se nuk sheh asnjë arsye pse do duhej ta largojë taksën.

“Aty ku është dora ime mendoj se është e qartë, na i kemi kalu këto pasoja për me e fitu një fuqi me këtë temë, duhet me u kthy në dialog pa kushte, dhe nuk e shoh pse duhet na me e hekë taksën”, ka deklaruar Haradinaj në KTV.

Tutje ai ka bërë lutje për qeverinë e ardhshme që në asnjë mënyrë të mos ë largojë taksën ndaj Serbisë.

“Nese unë krijoj qeveri e dim ku jemi, nëse krijon dikush tjetër qeveri i lus mos me gabu me e hekë taksën, mos të gabojnë me shku asaj rruge”, ka thënë Haradinaj.