image Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane është e dëmshme dhe mund t’i kushtojë Kosovës

Politikë

Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane është e dëmshme dhe mund t’i kushtojë Kosovës

news image

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Haradianaj në profilin e tij ka shkruar se bashkë me ambasdorin Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së më tej ka shkruar se ambasadorin Hovenier, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë.

/GazetaSinjali/