Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ia ka vazhduar mandatin edhe për tri vite të tjera drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Bahri Berisha u emërua në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në shkurt të vitit 2017./Gazeta Sinjali/