image Haradinaj ia kthen Ramës: Nëse i dhimbsen kosovarët t'ua heq taksën e Kukësit

Kosovë

Reagim/ Haradinaj ia kthen Ramës: Nëse i dhimbsen kosovarët t’ua heq taksën e Kukësit

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Kosova do të kishte tanimë liberalizim të vizave nëse Haradinaj do ta dëgjonte presidentin francez Emmanuel Macron.

I pari i qeverisë, ka thënë se nëse Ramës i dhimbsen kosovarët, atëherë ta largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pasi Ramës po i dhimben kosovarët t’ua heq qatë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”, citohet të ketë thënë Haradinaj./Gazeta Sinjali/