Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Kancelaren gjermane, Angela Merkel për rikonfirmimin e mbështetjes për Ballkanin Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.
Haradinaj ka postuar një fotografi me Kancelaren Merkel gjatë një takimi që ka pasur me të në Berlin.
Ai ka shkruar se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel për konfirmimin e përkrahjes së perspektivës së Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e BE-së sot nga qyteti hungarez i Sopron-it. Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm dhe me më shumë mirëqenie me afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kosova është gati”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Evropa do të jetë e bashkuar vetëm kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Evropa do të jetë e bashkuar vetëm kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, ka porositur kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo i bëri këto deklarata në Hungari në shënimin e 30 vjetorit të ashtuquajturit “Piknik panevropian”.
Merkel ka thënë se Evropa nuk do të jetë e bashkuar derisa komplet Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. /Sinjali