image Haradinaj i tha në sy Kurtit: Taksa nuk është mirë të largohet

Politikë

Haradinaj i tha në sy Kurtit: Taksa nuk është mirë të largohet

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, janë parë sonte së bashku në organizimin e Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë për Ditën e Çlirimit të Bullgarisë.

Gjatë takimit të shkurtër që kanë pasur, raportohet se Haradinaj i ka thënë Kurtit se “taksa nuk është mirë të largohet”.

Ndërsa, sipas Klan Kosovës, Kurti i është përgjigjur Haradinajt se “taksën nuk e largon plotësisht”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, pak më parë Haradinaj ka postuar për pjesëmarrjen e tij në këtë organizim por nuk e ka përmendur takimin me kryeministrin Albin Kurti, apo siç e quan ai ‘mashtruesin’. /Gazeta Sinjali/