image Kurti i përgjigjet Haradinajt për epitetin e mashtruesit të mirë

Kosovë

Politikë/ Kurti i përgjigjet Haradinajt për epitetin e mashtruesit të mirë

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e quajti mashtrues Kurtin.

“Atij besoj i janë ngatërruar fjalët, i është ngatërruar gjuha – ka dashur të thotë që Albinin nuk mund ta mashtrosh”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor por ka këtë bindje: “Do të jemi me siguri të parët, do të na nevojitet edhe dikush për partner”.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, gjatë natës së mbrëmshme kishte dhënë opinionin e tij për Kurtin.

I pari i AAK-së ka vënë në dyshim sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.

“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj.