image Haradinaj i reagon Veselit: OVL-UÇK-ja nuk është organizatë politike e as partnere e partisë tënde

Politikë

Haradinaj i reagon Veselit: OVL-UÇK-ja nuk është organizatë politike e as partnere e partisë tënde

news image

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pas kërkesës së tij për tu anuluar protesta.

Haradinaj ka thënë se deklarimi i Veselit ka qenë politik dhe me tendenca për ndërhyrje në pavarësinë e OVL-UÇK-së.

“Deklarimi i juaj z. Veseli, sot ka qenë puro politik dhe me tendenca ndikim për të penguar dhe tentim vendim-marrja në emër të OVL-UÇK’së, ndërhyrje në pavarësinë̈ e sajë gjë që nuk do lejojmë as ty as ndonjë lider tjetër të partive politike. Dua të potencojmë se OVL-UÇK’së nuk është organizatë politike, e as rivale, dhe as partnere e partisë̈ tënde apo ndonjë partie tjetër”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se Veseli duhet ta pranojnë përgjegjësinë̈ e gabimit që nuk i morri parasysh kërkesat e OVL- UÇK-së, për moskrijimin e kësaj Gjykate raciste. /Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë i tij: