image Haradinaj i reagon Rekës: Qeveria Kurti i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari

Kosovë

Politikë/ Haradinaj i reagon Rekës: Qeveria Kurti i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se propozimi i ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka për kompromis me Serbinë i mundëson asaj që të futet në shqiptari.

Sipas Haradinajt, ministri Reka menjëherë duhet të japë dorëheqje pasi politikat e tilla sipas kreut të AAK-së prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.

Postimi i tij i plotë:

Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para.

Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.

Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik. /Gazeta Sinjali/