image Haradinaj i reagon Kurtit: S'ka rritje ekonomike, por ka rritje të importit të mallrave nga Serbia

Politikë

Haradinaj i reagon Kurtit: S’ka rritje ekonomike, por ka rritje të importit të mallrave nga Serbia

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgënjeshtruar kryeministrin Albin Kurti për rritjen ekonomike.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar për deklaratat e Kurtit për rritje ekonomike, duke i konsideruar se janë pa fakte dhe janë ofendim për një vend e për një popull të tërë!

Shkrimi i plotë:

Faktet janë kokëforta!

Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuat ju 10.5%. Inflacioni, poashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%. Kjo i bjen se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar.

S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake, se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetfishuar.

Nga 706 milionë të planifikuara me buxhetin e shtetit për investime kapitale, janë realizuar vetëm një e dhjeta e tyre. Në çdo sferë ekonomike e sociale ka rënie drastike.

Rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak.

Prandaj deklaratat për rritje ekonomike, pa fakte, janë ofendim për një vend e për një popull të tërë!

/GazetaSinjali/