image Haradinaj i reagon Kurtit: Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë

Kosovë

Politikë/ Haradinaj i reagon Kurtit: Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas pranimit të ndihmës me 1 mijë teste të ardhura nga Serbia, duke thënë se edhe po t’i ngjallte vëllezërit e tij, nuk do të kishte pranuar ndihma nga ta.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Haradinaj ka thënë se po ndjen inat që Mali i Zi ka refuzuar, ndërsa Kosova e ka pranuar ndihmën e serbëve, të cilët ai i quan gjakatarë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaSinjali/

Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë.Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë.Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!

Posted by Daut Haradinaj on Saturday, April 18, 2020