image Haradinaj: I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë

Sociale

Haradinaj: I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së 28 Nëntorit, për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini.

Haradinaj, gjatë ditës ka marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatoreve të Adem Jasharit dhe të Hasan Prishtinës në Mushtisht të Suharekës.

“Ditën më të lumtur për shqiptarët e nisa në Boletin, te varri i heroit kombëtar Isa Boletini, njëherësh personazh kulmor nga Kosova në shpalljen e Pavarësisë tash e njëqind e dhjetë vjet më parë. Në ditëlindjen e tij, sot mora pjesë në zbulimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me Heroin kombëtar Hasan Prishtina, u përjetësuan në bronz në fshatin Mushtisht të Suharekës. Aty, mes shumë miqve e bashkëluftëtarëve, takova bacin Rifat Jashari, ish presidentin Alfred Mojsiu, kryetarin e komunës Bali Muharremaj e kolegë të tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe organizimin në Tiranë për nderë të 28 Nëntorit, ku ishte organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj në fund ka thënë se gjithmonë është i përulur para sakrificës së brezave, dëshmoreve dhe të martirëve të lirisë.

“I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjali/