image Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Fushata të shkurtohet në 5 e jo 10 ditë

Politikë

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Fushata të shkurtohet në 5 e jo 10 ditë

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për shkurtimin e fushatës zgjedhore. Mirëpo për dallim nga Abdixhiku, Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të mbahet vetëm për pesë ditë.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se pak më herët Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 në 10 ditë. /Gazeta Sinjali/