image Haradinaj: I panevojshëm takimi me Kurtin, po e merr malli për Vuçiqin

Politikë

Haradinaj: I panevojshëm takimi me Kurtin, po e merr malli për Vuçiqin

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë nesër në Qeveri për takim me kryeministrin Albin Kurti, por vlerëson se ai është i vonshëm dhe i panevojshëm.

“Takimi vjen vonë. Sa i përket asaj që ka ndodhë në dialog është i panevojshëm”, tha Haradinaj për T7.

Haradinaj tha se për dialogun kanë folur vazhdimisht me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërsa për deklaratën ironike të Kurtit se e ka marrë malli për opozitën, Haradinaj e pati një përgjigje.

“Është mirë që vendoset një rregull i takimeve të përhershme. S’ka logjikë kryeministri me pasë takime mujore me Vuçiqin e me e marrë malli për Vuçiqin. Sa e ka marrë malli për Kosovën u pa kur nga takimi me Z. Escobar iku te miqtë e tij larg atje dhe mungoi këtu rreth dy javë”, tha ai.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ishte temë në takimin e opozitës me Escobarin.

“Nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, mirëpo po hyjmë në fazën finale”, tha Haradinaj.

/GazetaSinjali/