image Haradinaj i pakënaqur me dialogun: Kosova mbylli sytë e veshët në shumë vendime që ndërmori Serbia

Politikë

Haradinaj i pakënaqur me dialogun: Kosova mbylli sytë e veshët në shumë vendime që ndërmori Serbia

news image

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin tha se Kosova i ka mbyllur sytë dhe veshët përballë shumë vendimeve të ndërmarra nga Serbia.

“Është një dëshirë e madhe e Kosovës për ta përkrahur dialogun. Ju kujtohet heqja e taksës, reciprocitetit, mbyllja e syve e veshëve në përplot vendimet që ka ndërmarrë Serbia. Kosova me të vërtetë ka ‘përbi’ gjithçka me e ndihmu dialogun, sepse kjo energji e këtillë mund të jetë e shterrshme. Kosova pret edhe përgjigje”, ka thënë Haradinaj në “Balkan Talks” në Euronews.

Ai ka folur edhe në lidhje me zbatimin e zonës mini-Shengen, e cila është pikë obligative nga marrëveshja e arritur në Washington për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi mirëpritur marrëveshjen e Washingtonit si arritje historike të Kosovës. Kjo arritje është falë angazhimit të presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Kjo u pa me cermoninë e nënshkrimit. Një nga shqetësimet janë zbatimi i mini-Shengenit, pasi që ekonomia është më e vonuar sesa vendet e rajonit. Fillimisht, do donim të kishim një bashkëpunim rajonal me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj. /Gazeta Sinjali/