image Haradinaj i kapet për fjalëve Veselit

Kosovë

Reagim/ Haradinaj i kapet për fjalëve Veselit

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ia ka kushtuar edhe një postim Kadri Veselit. “Për mua është e pakuptueshme se si disa politikanë për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”, thotë Haradinaj.

Protektorati nënkupton formë të varësisë së një shteti nga një shtet tjetër më i madh, transmeton Sinjali. Pikërisht te kjo fjalë duket se Haradinaj i ka reaguar Veselit, pasi ky i fundit vazhdimisht kërkon që mos të dilet jashtë kufijve të kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë.

E këtu ka reaguar Haradinaj, i cili shprehet:

“Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!

Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!

Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”.

Ndryshe, Veseli, mbrëmë tha “Dorëheqja e miqve tanë amerikanë dhe britanikë nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është një lajm i keq për Kosovën dhe duhet të alarmohemi të gjithë”./Sinjali/