Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, për festën e Kurban Bajramit ka zgjedhur t’i vizitojë policët. Haradinaj u ka edhe dërguar çokollata atyre, shkruan Sinjali.
Vizitën e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook.
“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Sinjali.