image Haradinaj: Heshtja e BE-së për idenë e ndryshimit të kufijve nga Borrelli sjell pasiguri

Kosovë

Reagim/ Haradinaj: Heshtja e BE-së për idenë e ndryshimit të kufijve nga Borrelli sjell pasiguri

news image

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Sipas tij, heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Balkan sjell konfuzion dhe pasiguri.

“Heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-se për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borell sjell konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë parimore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Twitter./GazetaSinjali/