Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar dy figura të rëndësishme të UÇK-së, atë të Hashim Thaçit dhe të Rrustem Mustafës.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, i ka quajtur Thaçin dhe Mustafën si turistë në luftë. Haradinaj për Tëvë 1, ka theksuar se Mustafa ka luftuar tre javë në Llap.
“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, deklaroi Haradinaj.